Mirësevini në faqen për pavarësinë e Italisë meshdetare!
Dy Sicilitë

Ky site i është kushtuar Shtetit antik e të pavarur të Mbretërisë së Dy Sicilive. Kjo përfshin të gjithë Italinë mesdhetare kontinentale që nga Abruco, Molize dhe pjesë të Lacios së sotme (treva të Gaetës dhe Soras, që në atë kohë ishin pjesë të Tokës së Punës (Terra di Lavoro), me Kazertën; dhe pjesë të provincës antike Akuila: Çikolano dhe teritore të luginës së lumit Velino, bashkëngjitur Lacios nga Mussolini në 1923) deri në Pulje, Bazilikatë, Kalabri dhe Sicili (shih hartën që ndodhet më poshtë). Mretëria e Dy Sicilive u shkel në 1860 dhe u pushtua ushtarakisht, pa deklaruar luftë , nga mbretëria piemontese e Savojës (Mretëria e Sardenjës). Pasuan dhjetë vjet luftë civile e përgjakëshme, gjatë së cilës u vranë rreth një million ndërmjet Napolitanëve dhe Sicilianëve. Piemontesët (dhe aleatët e tyre veriorë) nuk hezituan të përdorin metoda të shtypjes edhe më të rënda se ato të përdorura nga nazistët në luftën e dytë botërore: ushtarët e kapur rob Dysiciliane u dërguan në kampe përqëndrimi në Italinë veriore dhe shumë nga ata u eleminuan duke i hedhur në gëlqere të pashuar, 54 krahina u rrafshuan krejt, e gjithë pasuria monetare u grabit nga arkat e Shtetit të Dy Sicilive e deri makinistët e fabrikave napolitane u dërguan në Veri ku lindën më vonë industritë Piemontese, të Lombardisë dhe të Ligurias (i ashtuquajturi “trekëndëshi industrial”). Kësaj gjëndje iu shtua më tej edhe rënia ekonomike e shkaktuar nga politikat kolonizatore të Italisë së “bashkuar” që, qysh atëherë , ka shfrytëzuar tokat e përvetësuara si treg të produkteve të Veriut, duke penguar me çdo mënyrë që në Jug të mund të lindin ndërmarje të rëndësishme pa pjesmarjen e kapitaleve të Veriut.

Për shumë Napolitanë e Sicilianë rruga e vetme e shpëtimit ishte emigrimi. Akoma dhe sot jugu është një koloni e veriut, i prapambetur e i varfër dhe njerëzit shpesh duhet të emigrojnë për të gjetur punë (dhe në fakt kohët e fundit edhe një president i Republikës Italiane pohoi që mesdhetarët duhet të jenë të gatshëm të lenë shtëpitë e tyre për të kërkuar punë në veri , ose kudo ku do ti krijohet mundësia).

Harta e Italisë meshdetare - Dy Sicilitë
Me te verdhë hapsirat e transferuara Lazios në periudhën fashiste.

Translated into Albanian by Vilma Gimjani
(Revised by CC 31 May 2003)

«Në se dëshironi të na ndihmoni në pregatitjen e kësaj faqeje, me përkthime, ide, e të tjera, ju lutemi konkaktoni me ne në: info@duesicilie.org»




www.duesicilie.org